e martë, 13 nëntor 2012

Cka eshte Spyware

Imazh
Cfare eshte Spyware?
Ne pergjithesi Spyware eshte nje "vjedhes" i informacioneve ne kompjuterin tuaj, qe synimi i tij eshte te marre para nga ju. Gjithashtu spyware mund qe te hyj ne kompjuterin tuaj dhe te ju dergoj ne webfaqe qe ju nuk keni deshire, te shkarkoje gjera te keqija ne kompjuterin tuaj, mund te ju marre passwordet e ndryshme (email etj.) dhe me e keqja te ju vjedhe edhe informacionet rreth kredit kartes. 
Spyware vjedh informacione nga ju dhe i dergon ato tek "shefi" qe e ka krijuar ate pa e ditur ju.

Si ta dime se jemi infektuar?
Nese jeni duke qendruar ne kompjuter dhe papritmas ju hapen webfaqe qe ju nuk deshironi, apo nese shihni ndonje ikone te quditshme ne System Tray (poshte tek ora) atehere ju jeni te infektuar me Spyware.
Sypware mund te vije nga website te ndryshem, shembull:
Ju vjen ndonje leter ne Inbox me titull:
"Keni fituar Karten e Gjelbert"
"Keni fituar 999.999 $"
"Shikoni ky jeni ju"
"Apliko Tani per te shkuar ne USA" etj.
keto jan disa nga letrat qe vijn ne inboxin tuaj me rastin kur ju e hapni letren ne te ka informacione qe ju dergojn tek nje website tjeter qe ju detyrojn juve ti shkruani te dhenat tuaja mbi kredit kartelen dhe te paguani shuma e qe ne fakt jan thjesht mashtrime.
Gjithashtu kur vizitoni ndonje faqe do te ju hapen disa "Pop Up" ku ju mund te klikoni ne to dhe pastaj ju veq jeni infektuar.
Metodat e tjera te infektimit jan programe kinse jan Falas (Freeware) apo me pagese (Shareware), keto programe instalohen ne kompjuterin tuaj vetem nese ju nuk e keni te instaluar ndonje program per Sigurin, dhe nese nuk i keni bere Update kompjuterin tuaj.
Antivirusi nuk mund ta detektoje ndonje Spyware, edhe nese rastersisht e detekton atehere prap se prap ai nuk mund te beje asgje, por spyware mund te qendroj i fshehur ne Pc-n tuaj.

Kujdes nga programet e spyware-it.
Kur hyni ne ndonje faqe do te ju vijn disa programe falas qe ju thojn "Kontrolloni kompjuterin tuaj Falas" per ju e gjitha qfare duhet te beni eshte te klikoni "Scan" me rastin kur ju klikoni "scan" spyware futet ne kompjtuerin tuaj, me pas do te ju lidhe me nje faqe tjeter ku thote qe ju duhet ta bleni produktin.
Por e verteta eshte se ai program qe ju keni shkarkuar nuk ka gjetur asnje infektim ne kompjuterin tuaj perkundrazi ju ka infektuar ju.

Disa nga programet e rreme:
1) SpyAxe
2) SpySheriff
3) PSGuard
4) WorldAntiSpy
5) Spy Trooper
6) Razespyware
7) SpywareNo or SpyDemolisher
8)WinAntiVirus or WinAntiSpyware 2005
9) SlimShield tied with "Winhound Spyware Remover"
10) Spyware Bomber (shut down by the FTC)

Shpresojm qe te mos e keni provuar asnje nga keto "Programe", dhe me e keqja e kesaj eshte se nese jeni infektuar me ndonjerin nga keto eshte shume e veshtire ti hiqni qfare.

Si te shpetojm nga Sypware?
E vetmja menyre qe ti shpetoni ketyre spywareve eshte qe te shkarkoni ndonje Anti-Spyware nga kompanit qe kan reputacion te mire, kuptohet qe edhe keto kompani ofrojn produkte me pagese por edhe disa programe falas per te kryer kete sherbim, po i numeroj disa website qe jan te sigurta:

● Ad-Aware (SE Personal Edition)
Linku per shkarkim:
Kodi:
http://www.lavasoft.com/

● SpyBot Search and Destroy
Linku per shkarkim:
Kodi:
http://www.safer-networking.org/dl/

● Microsoft Windows Defender
Linku per shkarkim:
Kodi:
http://www.microsoft.com/en-us/download/details.aspx?id=17


Ad-Adware eshte me i lehti per tu perdorur nga te tre keta qe permendem, SpyBot eshte i lehte por pak i veshtire per fillestar, Windows Defender eshte i mire gjithashtu. Por ju nuk mund te siguroheni plotesisht kuptohet, shikoni me shume ne internet per sigurin e kompjtuerit tuaj, shembull shikoni Websiten e Microsoftit keni disa Mesimet te mira ne te.
Pasi te shkarkoni nje AntiSpyware, instalojeni ate dhe me pas klikoni Scan per ta kontrolluar kompjuterin tuaj, Ad-Adware e ka nje buton goxha te madh qe thot "Scan"

Artikulli origjinal gjindet ne:
Kodi:
http://www.homeandlearn.co.uk/BC/bcs5p1.html

Perkthyer nga: Blerim Raci -
Kodi:
http://www.ITshqip.com/www.RaciNetworks.blogspot.com


Shiko/Shkarko artikullin ne formatin PDF Kliko Ketu

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.