e martë, 13 nëntor 2012

Cka eshte Virusi

Imazh

Cfare eshte Virusi
Virusi eshte nje program ose nje pjese e kodit qe eshte krijuar per te hyre ne kompjuterin tone dhe per te na shkaktuar deme. Nje virus mund te hyje ne kompjuterin tone, te shumohet dhe te sulmoje programet e tjera (te na fshije ndonje dokument te rendesishem etj.) Virusi, Worm, Trojan nuk jan te njejte, lexoni me poshte per dallimin ne mes tyre:

Virusi- mund te shumohet, te sulmoje programet e tjera dhe te perhapet ne kompjutere tjere.
Worm- nje lloj i veqant i virusit, shumohet por nuk i sulmon programet e tjera.
Trojani- nuk shumohet por perhapet ne kompjuter te tjere, gjithashtu nuk i sulmon programet e tjera.

Viruset jane te ndara ne kategori te ndryshme, ketu do ti shihni disa prej tyre:

Boot Sector Virus
Boot Sector eshte pjesa startuese e kompjuterit, Ai i tregon Windowsit se cfare te beje gjate ndezjes, Boot Sector njiher ndryshe edhe si Master Boot Record, boot sector virus eshte i projektuar ne ate menyre qe ta sulmoj kompjuterin ne ndezje (Boot Sector), pra nuk e lejon qe kompjuteri te ndizet.

File Virus
File Virus sulmon dokumentet qe keni ju ne kompjuterin tuaj, gjithashtu sulmon edhe programet tjera.

Macro Virus
Ky lloj i virusit eshte krijuar posaqerisht per te infektuar Microsoft Office (si psh: Word, Exel, PowerPoint etj.) Me rastin e hapjes se ndonje dokumenti ti psh Word atehere kompjuteri juaj infektohet.

Multipartite Virus
Ky lloj i virusit eshte projektuar qe te sulmoj Boot Sectorin dhe te sulmoj te dhenat ne kompjuterin tuaj.

Polymorphic Virus
Ky lloj i virusit eshte projektuar qe ta ndryshoj kodin e ti dhe te mos detektohet nga Antivirusi.

Si mund te infektohemi me viruse?
Menyra me e zakonshme qe te infektohemi me viruse eshte permes postes elektronike (e-mail), infektimi behet permes Fileve qe jan te bashkangjitura me mesazh (attachment), kur ju e hapni kete shtojce(attachment) atehere virusi hyn ne kompjuterin tuaj, disa njerez kane perparuar aq shume sa nuk ke nevoje fare ta hapesh ate file por vetem te klikosh mbi mesazh, qe kinse ju ka ardhur nga ndonje familjar, prandaj kur nuk jeni i sigurt fshini ato mesazhe.
Ju gjithashtu mund te infektoheni me viruse nga programet qe shkarkoni ne internet (zakonisht programet qe jan freeware dhe qe i keni shkarkuar nga nje website i panjohur kan viruse ne te)
Nese e perdorni sistemin operativ Windows dhe nuk i keni bere update atehere ju sigurisht qe ka gjasa te jeni te infektuar.

A jam une i infektuar me virus?
Nese ju jeni infektuar me viruse atehere ne kompjuterin tuaj mund ti dalloni keto shenja:
-Ndezet me ngadale se herave tjera
-Shpesh here kompjuteri "demtohet" pra paraqiten probleme
-Kompjuteri juaj ristartohet
-Programet nuk punojn si zakonisht
-Ju nuk mund ti qaseni Harddiskut (psh te futeni ne Local Disk C:)
-Shfaqen Errore te ndryshme
-Ka dokumente te quditshme.
Mundohuni te mos beni panik nese kompjuteri juaj ka ndonjeheren prej ketyre simptomave qe treguam me larte.

Si te mbrohemi nga Viruset
Gjeja e pare qe duhet te beni qe te mbrohemi nga viruset eshte qe ta instalojm nje Antivirus dhe ta skanojm kompjuterin tone. 

Antiviruset Falas per shkarkim
Ketu i keni disa Antiviruse qe jan falas dhe te mire. Me i njohuri eshte AVG por jo me i miri nga te tjeret qe jan ne Top liste.

AVG Free Edition
Pasi te instalohet ky antivirus ai automatikisht do te filloj ta bej veten Update, ai gjithashtu i skanon kompjuterin tuaj, skanon emailet per viruse, gjithashtu edhe te lajmeron edhe nese nuk gjen asgje. Eshte pak i vjeter por eshte Falas dhe te kryen pune mjafte mire.
Linku per shkarkim:
Kodi:
http://www.avg.com/eu-en/free-antivirus-download


Avira Free Antivirus
Avira nuk mbron vetem kompjuteret qe kan te instaluar Windows-in por edhe tjerat sisteme operative si (Linux, FreeBSD, Solaris) eshte nje antiviruse mjafte i mire.
Linku per shkarkim:
Kodi:
http://www.avira.com/en/avira-free-antivirus


Keshille: Nese deshironi te instaloni ndonje antiviruse atehere sigurohuni qe ta fshini plotesisht antivirusin qe keni pasur me here, Norton dhe McAfee mund te jen te veshtire per tu hequr nga kompjuteri prandaj duhet ti vizitojm websitet e tyre dhe te shkarkojm mjete te posaqme per kete, prandaj nese e keni te veshtire ta beni Uninstall ndonje antivirus si Norton apo McAfee mos mendoni se eshte ndonje virus.

Artikulli origjinal gjendet ketu: 
Kodi:
http://www.homeandlearn.co.uk/BC/bcs5p3.html


Perkthyer nga Blerim Raci
Kodi:
www.Itshqip.com/www.RaciNetworks.blogspot.com


Shiko/Shkarko artikullin ne formatin PDF Kliko Ketu

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.